Kategoria Superiore

Ademi: Shpëtojmë nëse luajmë si sot, çfarë nuk funksionoi te Laçi

Ilirid Ademi u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Egnatia-Skënderbeu (2-0), edhe pse golat u shënuan nga brazilianët Pedro Augusto dhe Jackson. 26-vjeçari nga Shkupi foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport rreth fitores së sotme dhe asaj që ka ndryshuar pas lëvizjes në janar nga Laçi tek Egnatia.

E dinim se do ishte ndeshje e vështirë. Fitorja ishte ajo që menduam më së shumti, ia dolëm, por na pret një tjetër ndeshje e fortë ndaj Kastriotit. Ata janë një skuadër e mirë, por shpresoj të marrim tre pikët.

Sulmi? Kemi pasur probleme sa i përket komunikimit, por po punojmë në stërvitje për të dalë përpara portës dhe për të shënuar sa më shumë.

Sa i përket Laçit, kam pasur edhe atje hapësira, por nuk u ambientova mjaft mirë, ata kanë ekip mjaft të mirë. Tek Egnatia po luaj, kolektivi është shumë i mirë. Do të kemi rezultate të tjera pozitive nëse luajmë si sot”, deklaroi sulmuesi anësor.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency