VIDEO/ Broja shpërthyes edhe ndaj Everton, i mungon vetëm goli
Southampton i Armando Brojës doli me pikë të plota nga përballja me Everton teksa në stadiumin e tyre “Shënjtorët” triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. Sulmuesi i kombëtares pavarësisht se nuk gjeti rrugën e rrjetës, sërish ia doli të linte gjurmët e tij në tapetin e gjelbërt, madje 20-vjeçari pati një rast të artë në minutën e gjashtë.
Por, në fund Broja u ndal nga portiere Pickford. Në vazhdim, Broja mbeti një kërcënim për Evertonin e Frank Lampard, trajneri i cili i dhuroi debutimin në Premier League marsin e vitit 2020 teksa ishte në drejtimin e Chelsea. Sulmuesi shqiptar u shfaq sërish në zonën e miqve në minutën e 33, por goditja e tij u devijua nga mbrojtësi dhe humbi forcën për t’u kontrolluar nga Pickford.
Sakaq, tre minuta më pas sërish Broja shfaqet rrezikshëm, ndërsa edhe këtë herë sulmuesi ndalet nga mbrojtja kundërshtare. Ndërkohë, në minutën e 82, Broja pati një mundësi të artë duke qenë se e krijoi bukur hapësirën në zonë por në fund nuk gjeti kuadratin e kundërshtarëve.
Megjithatë, pavarësisht se nuk shënoi, Broja ishte një rrezik konstant për Everton, ndërsa Lapmpard duke e njohur mirë shqiptarin kishte marrë të gjitha masat për ta bllokuar.
Video me 4 rastet e Brojës:



