VIDEO/ Ish-futbollisti i Partizanit protagonist në Hungari, shmang humbjen e skuadrës
Në elitën e kampionatit hungarez, Kisvarda u ndal në një barazim shtëpiak ndaj Paks me rezultatin 3-3. Në fakt, Kisvarda edhe mund të kishte dalë pa pikë nga kjo përballje duke qenë se ishte duke u mposhtur 2-3, derisa Jasir Asani vendosi të bëhej protagonist.
Ish-sulmuesi i Partizanit në Superiore u shfaq në zonë dhe me gjakftohtësi ia doli të kalonte portierin e kundërshtarëve. Për t’u theksuar është fakti se 26-vjeçari nuk ishte titullar në këtë ndeshje, teksa u aktivizua në minutën e 66.
Mirëpo, ky fakt nuk e pengoi shqiptarin të shënonte pas nëntë minutash që ishte në fushë. Ky ishte goli numër pesë për Asanin, i cili në këtë sezon është duke dhënë një kontribut të madhe për Kisvardën që është në vendin e tretë të kampionatit, një pikë më pak se kryesuesit e Ferencvaros.



