Vila: Sot kishin rëndësi vetëm 3 pikët, e falënderoj nga zemra portierin
Emiliano Vila i dhuroi fitoren Teutës përballë Dinamos. Goli i parë sezonal në Superiore për 33-vjeçarin, i cili analizoi suksesin e sotëm dhe problemet e kampionëve në fuqi në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport.
“E kam kërkuar golin gjithë këto javë, por nuk e kam gjetur. Jemi të lumtur, ishte një ndeshje shumë e luftuar përballë një rivali direkt. Sot nuk erdhëm këtu për të luajtur bukur, por për të fituar.
Në disa ndeshje ka ndikuar mbrojtja. Na kanë ikur dy lojtarë kryesorë si Arapi dhe Rustem Hoxha, as fati nuk ka qenë me ne. Do të jemi më të qetë më këto tre pikë.
Çdo ndeshje kemi pësuar gol. Trajneri ka futur disa lojtarë të rinj, Teuta po rinovohet, shpresoj që ata të na ndihmojnë në të ardhmen. Uroj të na qetësojë kjo fitore.
Dua ta falënderoj nga zemra portierin Dema, ishte ndeshja e tij e parë. Të gjithë lojtarët e rinj duhet të japin maksimumin dhe të ndihmojnë ekipin”, deklaroi Emiliano Vila.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



