Premier League

Tifozët e Leedsit goditën 19-vjeçarin e “Djajve të Kuq”, FA nis hetimet

Në ndeshjen Leeds United – Manchester United, e fituar 2-4 nga “Djajtë e Kuq”, në minutën e 70-të ndodhi një episod i shëmtuar. Futbollisti i ri i “Djajve të Kuq”, Anthony Elanga, u godit nga një objekt i hedhur nga turma në momentin e festës së golit (2-3) të Fred në minutën e 70-të. Gjatë ndeshjet pati gjithashtu kore ofenduese nga të dyja tifozëritë. Ishte ndeshja e parë para tifozëve mes dy rivalëve të vjetër në “Elland Road” që nga tetori 2003.

Elanga shënoi golin e katërt të ekipit të tij kur kishin mbetur edhe dy minuta nga koha e rregullt.

“Me sa di unë, është hapur një hetim për gjithçka ndodhi në këtë ndeshje, por unë nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë në fund,” – tha trajneri i përkohshëm i Manchester United, Rangnick. – “Elanga dukej mirë dhe ishte i lumtur që shënoi. Është e qartë se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhi, por atmosfera ishte e mrekullueshme.”

Arrestimet në ndeshjet e futbollit në pesë ligat kryesore angleze janë në nivelet më të larta prej shumë vitesh. Ka patur më shumë se 800 arrestime në lidhje me futbollin në gjashtë muajt e parë të sezonit dhe më shumë se 750 incidente të raportuara.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency