Kategoria Superiore

Laçi me marsh kampionësh, tremb Tiranën për titullin

Ndaj Kukësit një tjetër fitore për tu vënë në kornizë, një tjetër sukses që profilizon skuadrën më në formë të kampionatit, është padyshim Laci. Formacioni i Mirel Josës kalon një tjetër sprovë dhe tani Tirana ndien fort nga pas dihatjen e ndjekësve, duke u futur nën presion për sfidën e drejtpërdrejtë që do të kenë në javën e 22-të me Laçin që tani është vetëm 3 pikë pas. Nuk është dhe aq faji i Tiranës se sa merita e Lacit, me një seri prej 10 fitoresh dhe vetëm 1 barazimi në 11 ndeshjet e fundit, ai i Laçit është një ritëm i vështirë për tu mbajtur nga çdo rival.

Ndaj Kukësit ishte dominim total, një forcë që njëri pas tjetrit po e provojnë të gjithë kundërshtarët e formacionit kurbinas që shkëlqen në statistika dhe lojë, plot 8 ndeshje pa pësuar asnjë gol në stadiumin  e tyre, kjo është një e dhënë që do ti bënte nder cdo formacioni të madh evropian, me Laçin që përtej individëve dhe faktit se ka një organikë shumë cilësore, po tregon se forcën e  vërtetë e ka të grupi, loja sulmuese dhe padyshim grinta që kjo skuadër ka në ADN.

Ndaj Kukësit nuk ishte Guindo, por mungesa e kryegolashënuesit nuk i ndie, pasi Laçi nxori në katedër Adeleken apo Zulfiun, ashtu siç nuk u ndie mungesa e Mazrekajt në fitoren ndaj Dinamos. Për t’u theksuar se tani nuk kanë as Regi Lushkjan, një element që mendohej se do të cënonte lojën e skuadrës, por në fund të fundit, kjo është diçka që Laçi e bën prej vitesh, evidenton dhe nxjerr lojtarë pastaj i zëvendëson denjësisht, James Adeniy, apo Uzuni lojtar që u vlerësua, kontribuoi për financat e klubit me shitjen dhe më pas u zëvendësua, ashtu si dhe emra të një të kaluare më të afërt,  Nwabueze , apo dhe Xhixha e Lushkja.

Vetëm se këtë vit, projekti i Presidentit Laska ka shansin për të arritur një kulm të paparë më parë, titullin kampion. Josa preferon të ruajë qetësinë, te Laçi nuk i kanë qejf fjalët e tepërta, por ata janë aty, me një marsh të denjë kampionësh që nëse nuk nuk ndalet edhe ndaj Tiranës, mund të vendosë shumë shpejt diktatin e një kampionati.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency