Lajm i mirë për yllin e Milanit, CAS dënon Lille të paguajë 20 milionë €
Rafael Leao u largua nga Sportingu i Lisbonës në verën e vitit 2018 pas sulmit që ultrasit e ekipit portugez bënë ndaj lojtarëve të ekipit të zemrës. Sulmuesi anësor u transferua te Lille, që një vit më vonë e shiti te Milani për shumën e 35 milionë eurove.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lisbonës, gjobiti 22-vjeçarin me 16.5 milionë për “ndërprerje të paligjshme të marrëdhënies së punës sportive”. Leao apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit të Lisbonës, por kjo e fundit nuk e ndryshoi vendimin.
Çështja kaloi në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), që sot ka dalë me një vendim zyrtar. Record raporton se CAS ka dënuar Lillë t’i paguajë Sportingut paguajë 20 milionë euro, përfshirë interesin, si kompensim për afrimin e Leaos me parametra zero.
Një lehtësim i madh për yllin e Milanit. Rafael Leao ka postuar në Twitter një pëllumb (simbol i paqes) dhe komentin “së shpejti”, të cilin shumë nga tifozët e tij e lidhin me vendimin e CAS.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



