Kosovë

“Prishtina nuk përlyhet”/ Plisat nuk durojnë më, u heqin fanellat lojtarëve

Prishtina fitoi titullin kampion në Kosovë sezonin e kaluar, që ishte i 11-ti për bardhekaltrit kryeqytetas. Ky sezon po shkon ndryshe dhe ekipi i Abdulah Ibrakovic renditet në vend të gjashtë në BKT Superliga. 24 pikë në 20 javë kampionat janë shumë pak, ndërsa humbja e djeshme ndaj Ballkanit ka zemëruar “Plisat”.

Tifogrupi që mbështet Prishtinën e ka humbur durimin pas disfatës 0-2 kundër skuadrës së Ilir Dajës. “Plisat” u kanë hequr fanellat gjithë lojtarëve të Prishtinës, siç dallohet në videon e postuar në faqen e tyre zyrtare, aty ku ndër të tjera shkruajnë:

NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!

KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.

Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.

Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.

Fajtori nuk na intereson, Zgjidhja ju përket juve, Ne duam klub me dinjitet, Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen. Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret. 100 vjet KF Prishtinë! 35 vjet Plisat!“.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency