Pozitiv me Covid-19, sulmuesi i Bayern Munchen nis karantinën
Bayern Munchen u rikthye te fitorja në kampionat ditën e djeshme. Kampionët e Gjermanisë mundën 4-1 Greuther Furth dhe vijojnë të kryesojnë me 6 pikë mbi Borussia Dortmund.
Trajneri Julian Nagelsmann ka marrë një lajm të keq ditën e sotme. Një nga lojtarët kryesorë të ekipit bavarez, Thomas Muller ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Thomas Muller gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur menjëherë karantinën”, lexohet në komunikatën zyrtare të Bayern Munchen.
Sulmuesi 32-vjeçar u infektua edhe vitin e kaluar. Muller ka shënuar 10 gola këtë sezon në të gjithë kompeticionet, teksa numëron edhe 22 asiste.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



