Ligue 1

“Jam njeri i fjalës” kampioni i Europës zbulon pse nuk u rikthye te Chelsea

Emerson Palmeiri u largua nga Chelsea në merkaton verore dhe me anë të formulës së huazimit u transferua në Francë ku firmosi me Lyon. Anësori që u shpall kampion Europe me Italinë, nuk kishte një vend titullari të garantuar te Blutë e Londrës duke qenë se në rolin e tij trajneri Tomas Tuchel kishte dy alternative si Ben Chilëell dhe Marcos Alonso.

Sakaq, me dëmtimin e Chilëell që me shumë mundësi e ka mbyllur këtë sezon, Chelsea mendoi të rikthente në skuadër italo-brazilianin në merkaton e janarit. Por, Emerson nuk pranoi ndërsa së fundmi ka zbuluar se në Londër nuk u transferua pasi i kishte bërë një premtim drejtorit të Lyon, Juninhos.

“Nuk u riktheva te Chelsea sepse i bëra një premtim Juninhos se do të qëndroja te Lyon deri në fundin e sezonit dhe unë jam një njeri i fjalës. Mua më pëlqen Lyoni dhe dua të jem këtu. Nuk di të them në këto momente nëse do të qëndroj me Lyon edhe në sezonin e ardhshëm, pasi kjo varet edhe nga të dy klubet, megjithatë unë jam i lumtur në Francë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency