Premier League

Ronaldo humbet 10 milionë dollarë, për faj të… Trump

Humbja nuk është një opsion, jo për Cristiano Ronaldon. Dhe jo vetëm në fushë, por edhe kur bëhet fjalë për investime. Përgjatë viteve, Ronaldo ka zhvilluar disa aktivitete të lidhura me markën e tij, palestra, hotele, e madje dhe një klinikë për transplantin e flokëve. Zakonisht idetë e portugezit kanë shpërblyer, por kjo nuk mund të dhotë për një zgjedhjen e portugezit për një investim në tregun e pasurive të paluajtshme. Në Shtetet e Bashkuara, Ronaldo ka humbur goxha para, për faj të…Donald Trump.

Po ç’hyn këtu ish-presidenti amerikan? Historinë e shpjegon New York Post. Gjithçka nisi në 2015, kur Cristiano Ronaldo ishte te Reali i Madridit, dhe Trump ishte ende një biznesmen që sapo ishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale. Atë vit, Ronaldo bleu një apartament në Trump Tower në New York për 16 milionë euro. Një apartament që kishte tre banesa të ndryshme në Fifth Avenue.

Por gjërat shkuan keq, pasi zgjedhja e Trump si president dhe kritikat ndaj tij, rritën presionin ndaj Ronaldos që të çlirohej nga një investim i lidhur me një emër kontrovers si ai i ish-presidentit. Pastaj edhe fundi i mandatit në Shtëpinë e Bardhë me polemikat për zgjedhjet e humbura, krijuan të tjera probleme mediatike për reputacionin e Trump.

Kështu New York Post shpjegon se Ronaldo në 2019 e nxori në shitje apartamentin për 9 milionë dollarë, që ishin pak më shumë se gjysma e parave që kishte shpenzuar për ta blerë. Por pastaj erdhi një tjetër problem, pandemia që largoi pak nga pak gjithë blerësit e mundshëm. Kështu çmimi i tregut ra edhe më shumë, deri sa arriti në diçka më shumë se 8 milionë dollarë.

Praktikisht Ronaldo që gjeti më në fund një blerës për 6.3 milionë euro, shiti apartamentin duke humbur kështu rreth 10 milionë dollarë. Një humbje që për dikë që ka fituar në karrierë sipas vlerësimit të Forbes qindra miliona mund tja lejojë vetes, por Ronaldos dihet, nuk i pëlqen të humbasë kurrë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency