Futboll

Aubameyang befason me deklaratën, ja cilin zgjedhjen si mbrojtësin më të fortë

Pierre-Emerick Aubameyang ka zbuluar se Tyrone Mings është kundërshtari më i ashpër me të cilin është përballur ndonjëherë. 32-vjeçari u largua nga Arsenali drejt Barcelonës gjatë merkatos së janarit, pas përplasjes që pati me trajnerin Mikel Arteta. Aubameyang e nisur në mënyrë të shkëlqyer përvojën te “blaugranat” , duke shënuar tregolësh në fitoren e tyre 4-1 ndaj Valencias në fundjavë.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi i Gabonit është përballur me disa nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke përfshirë Virgil van Dijk, Ruben Dias dhe Sergio Ramos. Në një intervistë për “El Mundo Deportivo”, Aubameyang dha një përgjigje befasuese kur u pyet se kush ka qenë kundërshtari i tij më i ashpër.

Sulmuesi bën një pauzë të gjatë ndërsa mendohet për përgjigjen që jep. Aubameyang dhe Mings janë përballur në pesë raste gjithsej që kur skuadra e West Midlands u promovua në Premier League në vitin 2019. Mings ka qenë fitues në tri përballje, ndërsa në dy të tjera fitoi Arsenali me gola të Aubameyang, duke përfshirë fitoren 3-1 në “Emirates” në nëntor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency