Futboll

Fraza raciste që i kushtoi ish-trajnerit të Partizanit 2 muaj pezullim

Në Shqipëri, sidomos tifozët e Partizanit, nuk e harrojnë lehtë Franco Lerdan. Italiani i drejtoi të kuqtë nga qershori 2019 deri në 15 dhjetor të këtij viti, për të qëndruar më pas rreth dy vite pa punë. Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, mori drejtimi me Pro Vercellit në Serinë C, por edhe në këtë skuadër nuk qe e thënë që gjithçka t’i shkonte mbarë. 55-vjeçari ka marrë një dënim shembullor për shkak të një “batute” të tij raciste ndaj një futbollisti të Renates, Chakir. Dy muajt e ardhshëm (11 ndeshje), Lerda nuk mund të qëndrojë në pankinë.

Ish-trajneri i Partizanit ka deklaruar pas pezullimit se “nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë racist. Më vjen keq që një fjalë e thënë pas asnjë qëllim diskriminues të instrumentalizohet në këtë mënyrë, duke më bërë ai që në të vërtetë nuk jam.”

“Ngrihu, Afrikë”! Është kjo fjala ofenduese që ka përdorur Lerda e që i kushtoi kaq shtrenjtë.

Futbollisti i Renates, Mohammed Amine Chakir, i lindur në Reggio Emilia nga prindër me origjinë nga Maroku, për episodin në fjalë, mbajti këtë qëndrim.

“Një fjalë më shumë në momente tensioni në një ndeshje edhe mund të pranohet, por fjalë raciste, jo. Në vitin 2022 është e papranueshme. Kjo është injorancë dhe nuk meriton të komentohet. Babai im është këtu prej 40 vitesh, punon në një fabrike ku janë edhe vëllezërit e mi. Familja ime, aty ku jetoj, konsiderohet italiane. Nuk jemi ofenduar kurrë me sjellje raciste. Kur e dëgjova këtë fjalë, nuk thashë asgjë. Drejtova sytë nga stoli dhe prokurorët federalë ishin aty, vetëm tre metra larg, ata dëgjuan gjithçka.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency