Kategoria Superiore

Vendimet e Disiplinës/ Pezullim për zyrtarin e Skënderbeut, gjobë Tiranës dhe Kastriotit

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet në lidhje me javën e 21-të të Abissnet Superiore. Bien ë pezullimi për dy ndeshje i zyrtarit të Skënderbeut, Gentian Lici për protestë dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes. Ndërkaq, për sjellje të gabuar të spekatorëve është dënuar me gjobë Tirana dhe Kastrioti, teksa nga ana tjetër, nuk mungojnë penalizimet edhe për kategoritë inferiore.

1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
4. Zyrtari i Vora, Gerald Cani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KS Korabi, Nikolin Duka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7. Lojtari i KF Pogradeci, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Zyrtari i FC Gramozi, Muharrem Lumani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Zyrtari i FC Gramozi, Efiliano Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i A.F. Luftëtari, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Zyrtari i A.F. Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Zyrtari i Vora U-19, Gentian Brahimaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i Vora U-19, Andi Koni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Zyrtari i KF Devolli U-19, Ergys Fifo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Lojtari i KF Devolli U-19, Hasion Lushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18. Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
20. Rrëzimin e kërkesës së FK Tepelena, në lidhje me lojtarin Viktor Gjyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency