“Analizë Superiore”, më të mirët e Egnatia-Skënderbeu janë dy
Egnatia mposhti 2-0 Skënderbeun të shtunën, duke u rikthyer te fitorja në Abissnet Superiore pas pesë javëve. “Analizë Superiore”, që transmetohet çdo javë në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalistit të Shqipërisë U19, ka zgjedhur dy lojtarë si më të mirët e ndeshjes.
Ata janë Pedro Augusto, autori i golit të parë, dhe Gëzim Krasniqi, kapiteni i skuadrës nga Rrogozhina. Sulmuesi brazilian realizoi golin e pestë në kampionat, dhuroi asistin te goli fantastik i Jackson dhe preku katër herë topin në zonën kundërshtare.

Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe mbrojtësi Krasniqi. 32-vjeçari nga Kavaja fitoi 18 duele me lojtarët korçarë, realizoi me sukses 36 nga 52 aksionet e nisura dhe ia doli të rikuperojë 2 herë topin në gjysmëfushën kundërshtare. Krasniqi “top” edhe sa i përket dueleve ajrore, duke fituar 11 nga 15 në total.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



