Kombëtare

I pafat mesfushori i kombëtares, derbi për të zgjat vetëm gjysmë ore

Cozenca mori një pikë pas barazimit 3-3 në fushën e Crotones, takim të cilin Emanuele Ndoj e filloi si titullar për skuadrën mike. Derbi kalabrez në Serie B ishte spektakolar, teksa mesfushori i kombëtares shqiptare ishte i pafat.

Ndoj pësoi një dëmtim në pjesën e parë dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen. 25-vjeçari la fushën në minutën e 34-t për shkak të problemeve fizike dhe kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit.

Lojtari mirditor (6 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë) është pjesë e Brescias, por në merkaton e janarit u huazua te Cosenza, ekip me të cilin sot luajti takimin e katërt.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency