Futboll

“Ndaleni luftën o njerëz pa tru”, Lucescu: Nuk largohem, s’jam frikacak

Mircea Lucescu është një emër i njohur i trajningut. Rumuni ka drejtuar skuadra si Inter, Galatasaray, Besiktas, Shakhtar Donetsk dhe Zenit, por edhe kombëtaren e Rumanisë e të Turqisë.

76-vjeçari drejton Dinamon e Kievit prej korrikut të vitit 2020, teksa ka fituar nëntë tituj kampionë në Ukrainë: tetë me Shakhtarin dhe një me Dinamon, klub me të cilin ka kontratë deri në 2024.

Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, sot ka nisur sulmi ushtarak, por Lucescu është një tip që nuk dorëzohet dhe as që ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Dinamos, edhe pse kampionati ukrainas është ndërprerë për 30 ditë.

Nuk do të largohem nga Kievi për t’u rikthyer në Rumani, nuk jam frikacak. Shpresoj që këto njerëz të mëdhenj pa tru në kokë ta ndalojnë këtë luftë. Nuk ma merrte mendja kurrë se do të plaste lufta”, deklaroi Lucescu.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency