Futboll

“I ftova bashkë me familjet e tyre”, Andi Lila u ofron strehim dy lojtarëve ukrainas

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Andi Lila u ka ofruar strehim dy lojtarëve ukrainas, në një kohë kur vendi i tyre është duke u bombarduar nga Rusia.

Lila u ofruar ndihmën e tij dy ish-shokëve të skuadrës, te PAS Giannina, Vladyslav Nauments dhe Orest Kuzyk, duke i ftuar ata dhe familjet e tyre që në këtë kohë të vështirë të vijnë dhe qëndrojnë në Shqipëri.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm. Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukranina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk. I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre! Kaq mund të bëj në këtë moment. Vetëm solidariteti njerzor mund ta fitojë një luftë, një sfidë.”-shkruan në postimin e tij Andi Lila.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency