Futboll

Ishi i Milanit zbret në fushë pas tre viteve, kërkon grumbullimin me kombëtaren

Sulley Muntari ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Itali, sidomos në periudhën kur aktivizohej për Interin apo Milanin. Megjithatë, nga periudha e tij e artë kanë kaluar shumë vite, edhe pse mesfushori nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij për sportin.

Kështu në moshën 37-vjeçare, ka vendosur t’i rikthehet futbollit pasi konsiderohej i tërhequr prej vitit 2019 kur u largua nga spanjollët e Albacete. Por, me rikthimin e tij në fushat e gjelbërta, Muntari tregoi se koha për të ka mbetur në vend dhe se nuk i kishte humbur reflekset e një futbollosti duke lënë një përshtypje të mirë në ndeshjen e kampionatit ganez mes Hearts of Oak dhe Asante Kotoko.

Muntari aktivizohet me Hearts of Oak që janë edhe kampionët në fuqi të vendit, ndërsa pas paraqitjes që i la të gjithë gojëhapur tashmë mendohet një rikthim i tij edhe në kombëtare. Madje, trajneri i Ganës, Richard Olele Kingson tha se pavarësisht se mesfushorit i mungon disi përgatitja fizike, sërish me eksperiencën e tij mund të ndihmojë kombëtaren dhe se nuk përjashtohet një rikthim i tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency