Featured

VIDEO/ Derbi pa “shije”, mbyllet pa gola Dinamo-Partizani

Një ndeshje e vakët dhe pa “shijen” e një derbi ishte kjo e mbrëmjes së sotme mes Dinamos dhe Partizanit. Dy skuadrat e kryeqytetit janë ndarë në paqe me barazimin pa gola, 0-0. Megjithatë përtej rezultatit, ishte ndeshja ajo që la për të dëshiruar, me raste të pakta për të realizuar dhe aspak efektive nga asnjëra prej skuadrave.

Në pjesën e parë dy skuadrat e kryeqytetit u ndanë në paqe me barazimin 0-0, teksa më kërcënues ishin “të kuqtë”. Cara, Mala e Kallaku tentuan në disa raste që të godisnin portën e Harizajt në këtë fraksion, por ishin të pafat.

Partizani tregoi karakter, sa i përket dominimit të ndeshjes, por në finalizim gaboi shumë në 45-minutëshin e parë të derbit, teksa Dinamo tregoi formë të mirë deri diku në mbrojtje, por më shumë në ne portë, me Harizaj që shpëtoi ekipin e tij në disa raste të rrezikshme.

Edhe pjesa e dytë e kësaj përballjeje do të vinte pak a shumë me të njëjtin ritëm si 45-minutëshi i parë. Ritmi i këtij fraksioni u diktua në pjesën më të madhe nga Partizani, megjithatë pa rezultat. Momenti më i rrezikshëm ka qenë në minutën e 80’, kur Murataj doli jashtë me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Siljanovskit, teksa Partizani rrezikoi edhe penallti, por VAR e hoqi dhe i dha goditje dënimi Dinamos, që nuk mundi ta shfrytëzonte këtë rast.

Rastet edhe në këtë fraksion ishin më të shumta për “të kuqtë” e kryeqytetit, të cilët përpos dëshirës nuk ia dolën të merrnin 3 pikët dhe të ngjiteshin në renditje, duke qëndruar në vendin e pestë me 30 pikë. Teksa Dinamo i shpëtoi momentalisht zonës së kuqe, duke kaluar në vendin e shtatë me 20 pikë, pas pikës së marrë nga ky barazim.

Dinamo-Partizani (0-0)

86′-Partizani në kërkim të golit të fitores, por Sidibe largon dy herë rrezikun nga porta e Dinamos.

83’-Junior humbet një rast shumë të mirë, godet shumë lehtë topin drejt portës së Dinamos dhe ndalet nga portieri Harizaj.

80′ -VAR-i anulon penalltinë, por jo kartonin e kuq të Muratajt. Goditje dënimi për Dinamon, gjuan kapiteni Ibraimi, devijon në këndore muri i kuq

76′-Penallti për Dinamon dhe karton i kuq për Valentino Muratajn, i cili ndali aksionin individual të Goran Siljanovskit. Partizani me dhjetë lojtarë.

71′-Inkursion i bukur i Xhuljano Skukës, i cili lë pas Samake, por Harizaj grushton gjuajtjen e sulmuesit të Partizanit

65′ Diagonale e rrezikshme e Sherif Kallakut, topi kalon ngjitur me shtyllën.

60’-Probleme për Albion Markun, ndërpritet për disa momente ndeshja, lojtari i Partizanit merr ndihmën e stafit mjekësor.

Nis pjesa e dytë e derbit Dinamo-Partizani në “Elbasan Arena”.

 Mbyllet pjesa e dytë e derbit Dinamo-Partizani në “Elbasan Arena”.

45+1′ Dy mundësi shumë të mira për Partizanin. Tedi Cara mposht Harizajn, por jo Sidiben, i cili shpëtoi portën e Dinamos. Tenton edhe Sherif Kallaku, grushton portieri Harizaj

43’-Mala realizon goditje qendrore në portën e Dinamos, por Harizaj e ndal dhe shpëton “blutë”.

22’-Eneo Bitri rrezikon portën e Dinamos, por Harizaj e ndaj atë top të rrezikshëm.

18’-Ibraimi rrezikon portën e Partizanit me një goditje qendrore, por Alban Hoxha reagon mjaft mirë dhe e ndal atë top.

18’-Ndërhyrja e Belicës rrëzon Bardhin në tokë dhe duhet ndihma mjekësore, ndërsa mbrojtësi i Partizanit merr karton të verdhë.

11’- Rrapaj godet nga distanca, por nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetën e portës së Harizaj, me këtë të fundit që reagon shumë mirë.

 Nis derbi Dinamo-Partizani në “Elbasan Arena”.  “Blutë” kërkojnë shpëtimin, “të kuqtë” duan Europën.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Harizaj; Bardhi; Sidibe; Imami; Prodani; Lilaj; Siljanovski; Haxhiu; Ibraimi; Denisson; Reginaldo;

Trajner: Devolli

Partizani: Hoxha; Marku; Bitri; Belica; Hadroj; Rrapaj; Kallaku; Mala; Cara; Skuka; Junior;

Trajner: Mehmeti

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistentë: Ridigers Cokaj dhe Nuri Rrapaj

Arbitër i katërt: Emanuela Rusta

VAR: Juxhin Xhaja

AVAR: Elvis Gjoka

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency