Kategoria Superiore

“Ku preferoj të luaj”, Mala: Zero nënvlerësim, na mungoi qetësia para porte

Esat Mala ishte ndër të paktët lojtarë që u dallua në derbin Dinamo-Partizani, që u mbyll në barazim pa gola. 23-vjeçari i Partizanit analizoi takimin në “Gol pas Goli”Supersport, ku ndër të tjera tha:

E kishim vlerësuar në maksimum ndeshjen, gjithë ekip dha maksimumin, na mungoi konkretizimi i rasteve. Duhet të ishim më të qetë, duhet të kishim finalizuar rastet tona.

Aspak, nuk e kemi nënvlerësuar Dinamon, e dimë se çfarë force kanë. Nuk shfrytëzuam rastet nga dëshira e madhe për të shënuar.

Roli i preferuar? Aty ku vendos trajneri do jap maksimumin, por ndihem më mirë në linjat e sulmit, majtas apo djathtas. Por ka rëndësi t’i përshtatesh edhe kundërshtarit.

Unë do luaj aty ku do më thonë të luaj, ku ndihem më mirë është pjesë tjetër. Kishim edhe 2-3 raste të tjera që mund të ishin zgjidhur më mirë në pjesën e parë, përveç Kallakut.

Jemi lojtarë me teknikë të mirë, por duhet të kishim bërë më mirë, duke filluar edhe nga vetja ime, duhet ta kishim mbyllur këtë ndeshje”, deklaroi Mala.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency