Featured

”Finale” titulli dhe mbijetese, duele të zjarrta në Abissnet Superiore

Dy takimet e para të javës së 22 në Abissnet Superiore nuk prodhuan fitues. Sot do të zhvillohen tre sfidat e radhës, që si zakonisht do të transmetohen në Supersport.

Tirana-Laçi është përballja më e bukur. Vendi i parë dhe vendi i dytë, që ndahen vetëm nga tre pikë, do të masin forcat në “Air Albania”, stadium që pritet të mbushet nga një numër i madh tifozësh.

Një sfidë titulli, me bardheblutë kryesues të Orges Shehit që do tentojnë të reagojnë pas humbjes ndaj Kastriotit, ndërsa kurbinasit e Mirel Josës, që numërojnë 31 pikë në 11 javët e fundit, vijnë në kryeqytet me objektiva maksimalë.

Tirana fitoi 2-0 ndeshjen e fazës së parë, ndërsa në takimin e fazës së dytë triumfuan bardhezinjtë 1-0. Ky duel do të fillojë në orën 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Në të njëjtën orë zbresin në fushë edhe Kukësi me Teutën në “Loro Boriçi”. Ekipi i Diego Longos do tentojë fitoren e parë sezonale kundër kampionëve në fuqi, të cilët fituan qetësinë e humbur pas suksesit minimal ndaj Dinamos.

Kukësi mban vendin e tretë, renditet 9 pikë larg Tiranës dhe fitorja do e afronte më shumë me kreun ose vendin e dytë. Përballja do të transmetohet në Supersport 4.

Ndeshja e radhës është një “finale” mbijetese. Egnatia pret Kastriotin në “Arena Egnatia”, sfidë që do të fillojë në 13:45 dhe të cilën mund ta ndiqni në Supersport 3.

Morali është i lartë te tek të dy ekipet, që vijnë nga fitoret ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Egnatia dhe Kastrioti kanë nevojë për pikë, dhe në Rrogozhinë priten duele të forta.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency