Featured

Demoralizohet Teuta, Supergoli i Basës i jep barazimin Kukësit (video)

Një ndeshje e vakët ka qenë ajo e raundit të 22-të të Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Teutës, që u luajt në stadiumin e Shkodrës, në “Loro Boriçi”. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-1, me Hebaj që realizoi për durrsakët dhe Basa për “verilindorët”.

Shumë e qetë ishte pjesa e parë e këtij takimi, me rastet që ishin shumë të pakta. “Verilindorët” ishin ata që diktuan ritmin e lojës, megjithatë pa mundur t’i afroheshin saç duhej portës së Demës, e jo më pas për të finalizuar.

Ekipi i durrsakëve nga ana tjetër treguan forcë dhe karakter në pjesën e mbrojtjes, teksa nuk mund të depërtonin në gjysmëfushën e kundërshtarëve të tyre përveç disa rasteve, që nuk prodhuan asgjë.

Ndërsa në pjesën e dytë Teuta erdhi më kërkuese dhe filloi të ushtronte presion ndaj kundërshtarëve. Megjithatë do të duhej minuta e 77’ e ndeshjes, momenti kur pas një asisti nga Kotobelli, Hebaj mundi të realizonte një super gol dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij.

Goli i avantazhit i dha zemër ekipit durrsak, që në minutat e mbetura u bë më kërcënues në portën e Tafas, megjithatë pa mundur të sillte dyfishim të rezultatit.

Ndërsa në minutën e 90’ Basa do të trondiste durrsakët me një super goditje nga distanca që përfundoi në portën e Demës dhe i dha barazimin Kukësit.

Pas këtij takimi Kukësi shkëputet me 11 pikë nga Tirana e vendit të parë dhe renditet në vend të tretë, teksa Teuta renditet e gjashta dhe shkon në kuotën e 25 pikëve.

Kukësi-Teuta (1-1)

90’-Basa realizon supergol dhe i jep barazimin skuadrës së Kukësit.

87’-Lorenco Vila, shumë pranë golit, por ajo goditje pritet nga Tafas, i cili shpëton Kukësin nga pësimi i golit të dytë.

77’-Pas një asisti perfekt nga Kotobelli, Hebaj godet portën e Tafas dhe i jep avantazhin skuadrës së Teutës.

67’-Lorenco Vila tenton të godasë portën e Kukësit, por ai top i lehtë pritet mjaft mirë nga Tafas.

54’-Lorenco Vila rrezikon portën e Tafas, por ajo goditje mbyllet nga Gligorov, i cili i dhuron siguri Kukësit.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Kukësi-Teuta në “Loro Boriçi”

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kukësi-Teuta në “Loro Boriçi”.

45+3’-Gjelbrim Taipi gjuan nga distanca dhe tenton të marrë avantazhin, por ai top pritet nga portieri Dema.

39’-Dëmtohet Idrizaj, ndërpritet për disa momente ndeshja në “Loro Boriçi”.

31’-Rrëmujë në portën e Kukësit, Tafas del mes lojtarëve dhe ndalon pësimin e golit.

27’-Lorenco Vila futet në zonë, pason një top për Idrizaj, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë topin në portë.

25’-Kapiteni i Kukësit, Gj. Taipi tenton të godasë nga distanca, por ai top pritet nga portieri Dema.

10’-Pas një ndërhyrje nga Basa, Lorenco Vila rrëzohet në tokë. Ndërpritet për pak sekonda ndeshja.

Nis përballja mes Kukësit dhe Teutës në “Loro Boriçi”.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, De Lucas, Gj.Taipi, Milunovic, Basa, Puntus, Shkurtaj.

Trajner: Diego Longo

Teuta: Dema, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Aleksi, Aquah, Vila, Hebaj, Vila.

Trajner: Renato Arapi

Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja

Asistentë: Denis Rexha – Erind Burgu

Arbitër i katërt: Klodian Prenga

VAR: Olsid Ferataj

AVAR: Ani Kociaj

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency