Laçi uron Tiranën për fitoren: Kurajë djema, marrim forcë nga duartrokitjet e tifozëve tanë!
Nuk ndodh shpesh në futboll që skuadra humbëse të urojë kundërshtarin për fitoren. Përkundrazi, ka polemika për raste të diskutueshme, që në të shumtën e rasteve përdoren edhe si alibi për disfatën.
Klubi i Laçit, nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare ka uruar Tiranës për fitoren e thellë të arritur në “Air Albania” e në të njëjtën kohë u ka dhënë kurajë futbollistëve të tij që ta harrojnë sa më parë këtë disfatë dhe të mendojnë për ndeshjet e ardhshme dhe objektivat.
Postimi i Laçit:
“Urime ekipit kundërshtar për fitoren. Kurajë djema, kokën lart dhe të vazhdojmë të luftojmë edhe më fort.
Rinisemi dhe marrim forcë nga duartrokitjet e tifozëve në fund të ndeshjes.”




