VIDEO/ Detajist “i frikshëm”, Xavi gjen gabimin që nuk e dalloi askush në statujën e Maradonës
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ishte i vetmi njeri që vuri re një gabim në statujën që përkujtonte Diego Maradona brenda stadiumit të Napolit.
Maradona, i cili vdiq në vitin 2020, luajti për Barcelonën dhe Napolin, me të dy klubet. Të enjten, Xavi luajti me me Barcelonën në stadiumin “Diego Maradona”, brenda të cilit ndodhet një statujë e legjendës së Argjentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2-4 dhe me totalin e dy takimeve 5-3, me italianët që u eliminuan nga Europa League.
Teksa po i tregonin statujën, 42-vjeçari vuri re një gabim dhe iu desh ta vinte në dukje. Këmba më e fortë e Maradonës ishte e majta, por statuja e shfaq atë duke kontrolluar topin me kofshën e djathtë.
Xavi tha: “Sa i bukur. Problemi i vetëm është se ai e mban topin me këmbën e tij të djathtë, por ai kishte më të fortë të majtën”.
“Marca” shkruan se të gjithë të pranishmit mbetën të befasuar nga vëmendja e Xavit ndaj detajeve.



