La Liga

VIDEO/ Sevilla shumë e fortë në derbi, thyen Betis dhe ndjek Realin

Sevilla fitoi 2-1 derbin e Andaluzisë kundër Real Betis. Ekipi i Julen Lopeteguit zgjidhi gjithçka në pjesën e parë. Ivan Rakitic ktheu në gol një penallti në minutën e 24-t, teksa Munir El Haddadi dyfishoi për vendasit në fundin e fraksionit të parë të takimit.

Real Betis shkurtoi rezultatin me anë të Sergio Canales në minutat shtesë, por nuk kishte më kohë. Sevilla regjistroi rezultatin e 12-të radhazi pozitiv në La Liga, dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë më pak se Real Madrid.

Betis mbetet forcë e tretë e kampionatit spanjoll. Diferenca me rivalët e qytetit ka shkuar tetë pikë, ndërsa Atletico Madrid ndodhet vetëm një pikë larg.

Dy ekipet andaluziane siguruan në mesjavë kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League, raund ku Sevilla do të sfidojë West Ham. Kundërshtar gjerman për Betis, që do kërkojë kualifikimin në çerekfinale përballë Eintracht Frankfurt.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency