Featured

Mbappe “i shkel syrin” PSG-së për rinovimin, detaji që vjen nga “L’Equipe”

Zhvillim i ri sa i përket së ardhmes së Mbappesë. Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, 23-vjeçri hap një derë për rinovimin me PSG-në dhe për të mos u larguar falas te Reali i Madridit këtë verë. Gazeta e bazon këtë mundësi në fjalët e Mbappe së për t’u bërë golashënuesi më i mirë i PSG-së në histori.

Kundër Saint-Étienne, ai barazoi Ibrahimovicin dhe pas ndeshjes, Mbappé tha se “është shumë e veçantë që kam arritur rekordin e Ibrahimovicit në shtëpi, me mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe klubit. Të gjithë duam të shkojmë në të njëjtin drejtim”.

Kur u pyet nëse dëshiron të kalojë 200 golat e Cavanit, golashënuesit më të mirë të PSG-së në histori, ai u përgjigj se “do të shohim, do të shohim se çfarë do të ndodhë…”.

Disa fjalë që në Francë i shohin si një “shkelje syri” nga Mbappe për të rinovuar me PSG-në. Real Madridi, nga ana e tij, mbetet i qetë për këtë. Lojtari, nga ana e tij, siguron se ende nuk e ka vendosur të ardhmen dhe nuk do ta bëjë këtë deri në fund të sezonit.

Megjithatë, ndeshja e “Bernabeu” më 9 mars mund të jetë kyçe në vendimin e Mbappesë. Nëse Real Madridi eliminon PSG-në, sulmuesi mund të njoftojë vendimin për t’u larguar apo qëndruar te PSG.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency