Premier League

“Ikni në Madrid dhe merrni Simeonen”, ish-kapiteni ka një këshillë për United

Disa emra përfliten për postin e trajnerit të ri të Manchester United. Ralf Rangnick do të drejtojë skuadrën angleze deri në fund të sezonit, teksa në verë pritet të zbarkojë një emër i madh në “Old Trafford”.

Roy Keane, ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, i ka idetë e qarta se kush duhet të jetë timonieri i ri i United. “Manchester United duhet të emërojë Diego Simeonen si trajnerin e ekipit.

Ai ka temperamentin e duhur dhe ka shumë personalitet. Simeone po kalon një moment të vështirë tek Atletico Madrid. Ndoshta karriera e tij në Madrid është drejt fundit.

Klubet bëjnë shpenzime të jashtëzakonshme për lojtarët, pse të mos bëhet një gjë e ngjashme edhe me trajnerët? Shkoni në Madrid dhe merrni Simeonen”, i drejtohet drejtuesve të United ish-kapiteni i njohur i skuadrës.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency