Premier League

Leeds zyrtarizon trajnerin e ri, firmos me ishin amerikan të Leipzig

Leeds nuk ka humbur kohë por menjëherë ka emëruar pasuesin e trajnerit të shkarkuar Marcelo Bielsa. Pasardhësi i argjentinasit në krye të skuadrës angleze do të jetë Jesse Marsch, i cili më parë ka pasur eksperiencë me Leipzig në Bundesligë, apo edhe me Salzburg.

Amerikani ka besimin e drejtuesve të klubit se mund të marrë pikët e duhura për të mbajtur Leeds në elitën e futbollit anglez ndërsa skuadra është në vendin e 16, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë dhe gjendet në një krizë të thellë pas katër humbjeve radhazi.

Drejtori i Leeds, Victor Orta tha se Marsch ka qenë në fokusin e klubit prej kohës kur drejtonte Salzburgun ndërsa shton se besojnë në filozofinë e tij. “Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Marsch, e kemi identifikuar atë vite mëparë kur ishte në krye të Salzburg. Ne besojmë se filozofia dhe stili i tij i lojës përshtatet me lojtarët që kemi në organikë. Plani me Marsch është afatgjatë dhe mendojmë se aim und ta dërgojë Leeds në një tjetër nivel”, u shpreh Orta.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency