Serie A

Aksidentohet Ribery, por nuk ishte ai në timon

Përvojë e keqe për futbollistin e Salernitanas, Franck Ribéry, i cili u përfshi në një aksident automobilistik natën e kaluar, në Laura di Capaccio Paestum. Makina e ish-kampionit të Bayernit është përplasur me një semafor. Francezi, i cili mbeti i plagosur lehtë, u transportua në spitalin e Battipaglias, më pas u kthye në shtëpinë e tij. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë karabinierët e Agropolit, për të hetuar shkaqet e përplasjes. Por, siç kuptohet edhe nga njoftimi i policisë për këtë rast, nuk ishte francezi ai që po ngiste makinën.

“Pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili nuk ishte në drejtim të makinën, pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Sportisti qëndroi për disa orë në spital si masë paraprake”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency