Ligue 1

Messi “driblon” edhe kritikat, i bindur për të qëndruar në Paris

Statistikat e Lionel Messit te PSG janë larg atyre monstruoze të shfaqura ndër vite te Barcelona. Mes problemeve të përshtatjes dhe shqetësimit në gju, kampioni argjentinas ka shënuar vetëm dy gola në 16 ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1. Por tani, falë miqësisë së tij me Neymarin, Di Marian dhe Paredes dhe lidhjes që lindi me Mbappenë, situata duket se ka marrë një kthesë pozitive.

“El Mundo Deportivo” raportoi se Messi është mërzitur nga trajtimi që i kanë bërë mediet, duke pasur parasysh se gazeta franceze “L’Equipe” ishte në disa raste shumë e ashpër në analizat dhe gjykimet e saj. Pavarësisht kritikave, dëshira e “Pleshtit” është vetëm një: të ruajë angazhimin e tij me klubin, me të cilin është i lidhur deri në vitin 2023 dhe të përpiqet ta çojë skuadrën në finalen e Champions League, të cilën UEFA e ka transferuar në Paris, pasi ia hoqi të drejtën e organizimit Shën Petersburgut, në Rusi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency