FA Cup

Fitore për procedurë, Manchester City eliminon Peterborough nga FA Cup

Manchester City është duket treguar forcën jo vetëm në Premier League, ku kryeson i pashqetësuar, por edhe në FA Cup. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola ka siguruar çerekfinalen e këtij trofeu, pasi eliminoi në raundin e 1/8-ave skuadrën e Peterborough.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola edhe pse dominimi i padiskutueshëm ishte i “citizenëve”.

Goli i parë i kësaj përballjeje erdhi vetëm pas 1 orë lojë, me Mahrez që i dha avantazhin ekipit të tij. Ndërsa vetëm 7 minuta më pas ishte Grealish ai që do të shënonte për City-n dhe që do të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Kështu pas këtij triumfi në transfertë, skuadra e Manchester City-t bëhet e para që kalon në gjysmëfinalen e FA Cup.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency