Angli

Mahnit Mehmeti, dopieta e talentit “kuqezi” vendimtar në fitoren Wycombes

Anis Mehmeti është kthyer në protagonist në League One të futbollit Anglezë, duke shënuar dopietë për skuadrën e Wycombe.

Mesfushori ka qenë protagonist i padiskutuar i ndeshjes së ekipit të tij kundër Cambridge United, në takimin e vlefshëm për raundin e 35 të League One.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 3-0, ndërsa 21-vjeccari shqiptar ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa në të 85-ën dyfishoi rezultatin personal, ndërsa i dhuroi golin e tretë Wycombe. Për vendasit ka realizuar edhe McCleary në minutën e 15’.

Pas kësaj ndeshje Wycombes renditet në vend të shtatë me 58 pikë, teksa kundërshtari I kësaj përballjeje, Cambridge United renditet I 13-ti me 44 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency