Merkato

Rüdiger, dialog të vazhdueshëm me Real Madridin dhe PSG-në

Antonio Rüdiger është një nga lojtarët e lirë më të kërkuar në merkato, pasi i skadon kontrata me Chelsea-n më 30 qershor. Qendërmbrojtësi gjerman ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe sipas lajmeve të fundit të ofruara nga “Sky Sports”, në Angli, nuk ka vendosur asgjë, por është i vëmendshëm për gjithçka.

Mbrojtësi i Chelsea-t nuk përjashton asnjë opsion dhe, për momentin, ka tri zgjedhje në tavolinë: të qëndrojë në Londër, të nënshkruajë për Real Madridin ose për Paris Saint-Germain.

Në muajin e fundit, negociatat për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge” nuk kanë vazhduar që nga bisedimet e fundit të zhvilluara në janar. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet vazhdimësia në Londër.

Vendimi, shkruan media britanike, do të merret në verë për disa arsye. Ai ka respekt për Chelsea-n dhe është i fokusuar në sezonin e aktual. Zgjedhjen do ta bëjë në varësi të projektit që do t’i paraqitet.

Rüdiger dialogon në mënyrë të vazhdueshëm si me Real Madridin ashtu edhe me PSG-në. Garës për shërbimet e tij iu bashkua edhe Manchester United, pasi pëlqehet nga trajneri dhe këshilltari i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency