Miliarderi zviceran del hapur: Jam gati të blej Chelsea-n e Abramovichit
Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, ka pohuar se atij i është ofruar mundësia për t’u bashkuar me një konsorcium me gjashtë ose shtatë investitorë të tjerë për të blerë Chelsea-n për shumën 2 miliardë stërlina. 86-vjeçari, me një pasuri që vlerësohet rreth 4.3 miliardë stërlina, ka pranuar se është i interesuar të blejë klubin nga Roman Abramovich, por vetëm si pjesë e një konsorciumi.
Miliarderi ruso-izraelit, Abramovich, ka shprehur publikisht dëshirën për të mbajtur pronësinë e Chelsea-t, por kjo mund të jetë pothuajse e pamundur nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendos sanksione ndaj 55-vjeçarit.
Ëyss ka pranuar se do të shqyrtojë detajet e çdo marrëveshjeje të mundshme për të blerë Chelsea-n, me çmimin e kërkuar që mendohet të shkojë përtej 2 miliardë stërlina.

“Abramoviç po përpiqet të shesë të gjitha vilat e tij në Angli, ai gjithashtu dëshiron “të heqë qafe” sa më parë Chelsea-n”, – tha Wyss për gazetën zvicerane “Blick”. – “Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsea-n e Abramovichit. Më duhet të pres katër deri në pesë ditë tani. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. E dini, Chelsea i detyrohet atij 2 miliardë stërlina, por Chelsea nuk ka para. Deri më sot, ne nuk e dimë çmimin e saktë të shitjes.”
Abramovich u përpoq të tërhiqej nga administrimi i Chelsea-t të shtunën, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Manjati rus u përpoq t’ia linte administrimin e Chelsea-t administratorëve të fondacionit bamirës të klubit, por disa nga administratorët ngritën shqetësime mbi çështjet teknike.



