Featured

VIDEO/ Tirana kalon pa probleme Teutën, “sinjal” Partizanit dhe +9 nga Laçi

Tirana kaloi pa shumë probleme në stadiumin e Elbasan Arena testin Teuta. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 0-2, ndërsa heroi i ndeshjes ishte Taulant Seferi. Bomberi i kryeqytetasve shënoi të dy golat për ekipin e tij duke u konfirmuar lider i skuadrës, ndërsa tashmë shkëputet edhe në klasifikimin e golashënuesve duke shkuar në kuotën e 14 realizimeve.

Goli i parë për lojtarin nga Kumanova erdhi në minutën e 17 teksa Seferi përfitoi edhe nga një naivitet i portierit të ri të durrsakëve Dema. 17-vjeçari nuk e kontrolloi mirë goditjen e Seferit dhe sfera i shpëtoi nga duart duke kaluar vijën fatale. Në vazhdim, durrsakët provuan të reagonin por Emiljano Vila nuk pati shënjestrën e duhur.

Në fraksionin e dytë, sinjalin e parë e dha Teuta, me anë të një inkursioni të Lorenco Vilës me Najdovskin që u tregua i vëmendshëm për të larguar rrezikun. Nga krahu tjetër, Tirana nuk shpërdoron mundësinë për të vendosur tre pikët në kasafortë dhe Seferi shënon pas një sponde të Devid De Silva. 25-vjeçari feston në stilin e CR7, ndërsa skuadra bardheblu udhëheq e qetë kampionatin ndërsa shkon në nëntë pikë avantazh ndaj Laçit që ka një ndeshje më pak dhe luan nesër ndaj Egnatias.

Ndeshja e radhës për Tiranën është ajo e së shtunës ndaj Partizanit, ndërsa të besuarit e trajnerit Orges Shehi i dërgojnë një sinjal të kuqve që në këtë sezon nuk ia kanë dalë ta mposhtin Tiranën në asnjë prej dy sfidave duke pësuar dy humbje.

Teuta-Tirana  0-2   (Seferi 17′ 60′)

Kronika e ndeshjes:

90+4 Përfundon ndeshja në Elbasan, Tirana i falet dy golave të Seferit dhe mposht pa shumë probleme Teutën

78′ Seferi fton në aksion Hotin, mesfushori tenton nga distanca por nuk ka saktësinë dhe gabon shënjestër

69′ Jahmir Hyka provon nga një goditje dënimi, por nuk shqetëson Bekajn me sferën që përfundon larg kuadratit

 60′ Goooooool! Tirana dyfishon shifrat, sërish Seferi realizon për bardheblutë. sulmuesi shfrytëzon më së miri spondën e Devid

50′ Teuta jep shkëndijen e parë në pjesën e dytë, Lorenco Vila kalon Toshevskin dhe kërkon në zonë për Hebajn, por aty Najdovski është i vëmendshëm dhe largon topin

45+2′ Përfundon pjesa e parë në Elbasan, Seferi mban në avantazh bardheblutë përballë Teutës

40′ Kundërpërgjigjet Teuta me Emiljano Vilën i cili provon të realizojë në mënyrë spektakolare, por nuk shqetëson Bekajn në portë

38′ Tirana del në kundërsulm me anë të Totre, fantazisti fton në aksion Limaj por mesfushori gabon shënjestër

28′ – Devid godet nga distanca, por nuk gjen kuadratin e portës së Demës…

26′ – Aleksi përplaset me Seferin dhe dëmtohet. Ndalet loja me qëllim që mesfushori i durrsakëve të marrë ndihmën mjekësore…

 17 – Gooool. Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena” me Taulant Seferin që shënon. Sulmuesi bardheblu gjuan nga distanca, por ndonëse i lehtë, topi i rrëshqet nga duart portierit Dema dhe ndalet në rrjetë

 – Starton sfida në “Elbasan Arena”…

Formacionet zyrtare:

Teuta: Dema, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, L.Beqaj, Aleksi, Akuqah, E.Vila, Hebaj, L.Vila.

Trajneri: Renato Arapi

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Da Silva, Seferi, Xhixha.

Trajneri: Orges Shehi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency