Kategoria Superiore

Devolli: Ndaj Vllaznisë me mungesa, por duhet të jemi agresivë

Trajneri i Dinamos, Bledar Devolli ka zbuluar sot, në konferencën e dhënë për mediat në prag të sfidës me Vllaninë, që do të luhet këtë të enjte në orën 16:45, se skuadra e tij nuk do të jetë e plotë.

Devolli theksoi se kjo sfidë është shumë e rëndësishme, por shtoi se do të marrin të gjitha masat që të jenë në formë të mirë.

Kemi punuar fort dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura për nesër. Dua të kemi shpejtësi dhe cilësi në ofensivë. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe me rezultat nesër. Vllaznia ka një prej ekipeve më të mira dhe më pëlqen loja e tyre, por kanë edhe ata pikat e tyre të dobëta dhe ne duhet t’i godasim aty. Rikthehet Sofranac por mungon Imami, Reginaldo dhe Malikji që u lëndua sërish në stërvitje dhe na prishi planet, por do të marrim masat pasi grupin e kemi. Duhet të jemi agresivë dhe mendoj se do të kemi rezultat. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi, nga unë i pari. Kemi folur edhe me lojtarët, duhet të shpëtojmë sezonin. Nesër kam besim tek kthesa.”-deklaroi tekniku i Dinamos.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për “blutë” e kryeqytetit që pas tetë javësh pa fitore kërkojnë kthesën, në mënyrë që t’i shpëtojnë zonës së rrezikut, pasi aktualisht renditen në vend të tetë me 20 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency