Kategoria Superiore

Sfida me Vllazninë, Siljanovski: Çdo pikë është e nevojshme, kemi vetëm një objektiv

Për mbrojtësin e Dinamos, Goran Siljanovskin, rëndësi për ta tashmë ka vetëm shpëtimi i sezonit.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të ndeshjes me Vllazninë, ai theksoi se e vlerësojnë kundërshtarin, por shtoi që për “blutë” çdo pikë është shumë e vlefshme, ndaj do mundohen të japin maksimumin.

E respektojmë Vllazninë si një skuadër e fortë. 3 ndeshjet e fundit kemi bërë mirë por nesër duam të fitojmë. Në këtë pikë të sezonit çdo pikë është e nevojshme. Objektivi i vetëm është të shpëtojmë sezonin. Nuk e prisnim të ishim në këtë situatë, por kemi edhe 14 ndeshje përpara. Do stërvitemi fort që të rregullojmë gabimet tona.”-deklaroi Siljanovski.

Dinamo do të ndeshet me Vllazninë këtë të enjte në orën 16:45 në “Loro Boriçi”, një takim nga i cili kërkohet kthesa pas tetë javësh pa fitore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency