Arapi:Më shqetësoi goli i dytë, e dimë ku e kemi problemin
Trajneri i Teutës, Renato Arapi ka folur pas humbjes 0-2 ndaj Tiranës ndërsa në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, tekniku i durrsakëve theksoi se nuk është mirë kur pëson shpejt, ndërsa i tërheq veshin të tijve për mungesën e përqëndrimit.
“Nuk është mirë kur e nis ndeshjen me një gol të pësuar shpejt, më shqetëson goli i dytë se nuk kishim përqëndrimin e duhur dhe e dinim se Tirana do të kërkonte sulmuesin me topin e gjatë. Më vjen keq se kishim punuar për këtë.
Patëm rast me Hebajn që nuk realizoi dhe ndoshta mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Nuk i heqim meritat lojtarëve të Tiranës pasi ashtu kanë shënuar në të gjithë pjesën e madhe të kampionatit, por kishte neglizhim dhe menduam për sulmin. Por, duhet të jemi të pqrqëndruar deri në fund në pjesën e mbrojtjes.
Ne e dimë ku e kemi problemin dhe do të punojmë për mbrojtjen, nuk mund të flasim për ekipin e vjetshëm se ishte diçka tjetër. Vetëm me punë mund të rregullojmë diçka”, u shpreh Arapi.



