VIDEO/ Broja i papërmbajtshëm, vjen nga stoli dhe fiton penallti. Southampton në avantazh
Southampton e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë të takimit të FA Cup kundër West Ham. Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, teksa është futur në fushë në fillimin e fraksionit të dytë të takimit duke u bërë menjëherë protagonist.
Sulmuesi i talentuar shqiptar mori një top nga krahu i djathtë në minutën e 59-të, por nuk ia doli të devijojë krosin e shokut të skuadrës.
Pak çaste më vonë, skuadra mike realizoi golin e barazimit. Gafë e portierit Willy Caballero, të cilit i shpëtoi topi nga duart.
Aty përfitoi Michail Antonio, i cili vendosi baraspeshën në “St. Mary’s Stadium”. Minuta e 67-të, Armando Broja i fitoi bukur kohën mbrojtësit Dawson dhe u rrëzua në zonë pas një kontakti me të.
Arbitri kryesor nuk akordoi penallti, por ndryshoi mendje pasi pa rastin në VAR. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Ward-Prowse, i cili u tregua i saktë duke kaluar Southampton në avantazh, rezultat që sjell kualifikimin në çerekfinale.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



