FA Cup

Gol dhe penallti e fituar, Broja shpallet më i miri i ndeshjes ndaj West Ham-it

Erdhi nga stoli, por Armando Brojës i mjaftuan vetëm 45 minutat e dyta për të fituar një penallti dhe shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj West Hamit, që çoi Southamptonin në çerekfinalet e FA Cup.

Sulmuesi shqiptar shpërtheu bukur në minutën e 65’ dhe u ndal me faull në zonë, teksa pas ndërhyrjes së VAR-it, u shpërblye me penallti, të cilën e konvertoi në gol kapiteni Ward-Prowse.

Në shtesë, Broja u shfaq sërish si protagonist, duke rrëmbyer një top, dribluar një kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për herë të tretë.

Për paraqitjen e somte, bomberi kuqezi u zgjodh edhe më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.33, absolutisht më e larta e tij këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency