Featured

VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja dhe kap Kukësin, Dinamo kujtohet vonë

Vllaznia shfrytëzoi humbjen e Kukësit, mposhti 2-1 Dinamon në “Loro Boriçi” dhe tani ndan vendin e tretë në renditje me skuadrën e Diego Longos, që është edhe kundërshtari i radhës për kuqeblutë shkodranë.

Liridon Latifi zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë me një penallti të akorduar nga VAR-i, duke gjetur golin e dhjetë sezonal në kampionat. Ante Aralica dyfishoi me kokë në minutën e 24-t, por teknologjia anuloi golin e sulmuesit vendas pas 5 minutave.

Vllaznia e filloi mirë edhe pjesën e dytë. Aralica realizoi përsëri me kokë në minutën e 48-të. Festë për kroatin që rigjen golin pas shumë ndeshjesh. Vllaznia uli ritmin dhe Dinamo mori zemër.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Sofranac shënoi një gol të bukur pesë minuta përpara fundit, i pari për të në Superiore. Mehmetllari iu afrua barazimit në shtesa, por goditja me kokë nuk ishte e saktë.

Në fund 2-1 për Vllazninë, që në takimin e radhës kundër Kukësit nuk do të ketë shërbimet e Adilit, Jonuzit dhe Gurishtës, ndërsa Dinamo mbetet në vend të parafundit me 20 pikë.

Abissnet Superiore
Java e 23-të

Vllaznia-Dinamo 2-1 (Latifi (pen) 16′, Aralica 48′ / Sofranac 85′)

Kronika e ndeshjes:

 90+3′ Dinamos shumë afër barazimit. Kros nga e majta, Mehmetllari i lirë në zonë, por nuk tregohet i saktë me kokë.

 87′ Erdenis Gurishta hedh një top në fushë nga pankina dhe ndëshkohet me të verdhë, duke humbur përballjen me Kukësin.

 85′ Dinamo gjen golin. Sofranac godet menjëherë pas një topi të ardhur nga këndorja. Goli i parë në Abissnet Superiore për qendërmbrojtësin e ekipit mik.

 82′ Zbritje e bukur e Vllaznisë. Latifi driblon Sofranac, por gjuajtja nuk ka forcë dhe pritet pa probleme nga Harizaj.

 77′ Goditje dënimi për ekipin kryeqytetas, por goditja e kapitenit Ibraimi devijohet nga muri i Vllaznisë.

 75′ Fjoart Jonuzi kap nga fanella Chinedu dhe ndëshkohet me karton të verdhë, mesfushori humbet sfidën e radhës kundër ish-ekipit të tij.

 66′ Mevlan Adili frenon në mënyrë të parregullt Denisson. Mbrojtësi i Vllaznisë ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet takimin me Kukësin.

 64′ Chinedu niset drejt portës kundërshtare dhe rrëzohet në zonë. Pozicion i parregullt i sulmuesit të Dinamos, aksioni nuk vlen.

 61′ Aksion i rrezikshëm i Dinamos. Haxhiu hedh një top në zonën shkodrane nga krahu i djathtë, Adili largon në këndore. Kroson Ibraimi, por Sofranac dhe Haxhiu ngatërrohen me njëri-tjetrin.

 59′ Dinamo tenton të rihapë takimin, por gjuajtja e Demirit bllokohet nga Diagne.

 51′ Karton i kuq për një nga pjesëtarët e stafit teknik të Dinamos, i cili largohet drejt dhomave të zhveshjes përpara se kryesori Shahini t’i tregojë të kuqin.

 48′ Ante Aralica shënon përsëri, këtë radhë goli vlen. Sulmuesi kroat realizon me kokë pas krosimit të Mustedanagic. Protestojnë lojtarët miq, por Aralica mbahet në lojë nga Prodani.

 46′ Kartoni i parë i ndeshjes. Sidibe ndëshkohet për goditje të lojtarit kundërshtar.

 Mbyllet me rezultatin 1-0 pas 8 minutash shtesë pjesa e parë e Vllaznia-Dinamo.

45’-Mustedanagic godet nga distanca, por nuk ia del ta dërgojë topin në objektiv.

43’-Dinamo humbet një rast shumë të mirë për të realizuar, pas realizimit të goditjes së dënimit nga Ibraimi, Sidibe nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

24’-Pas një shërbimi nga Hakaj, Ante Aralica dyfishon rezultatin për shkodranët, por ai gol anulohet nga VAR pasi ishte pozicion jashtë loje.

21’-Aralica godet drejt portës së Dinamos dhe ishte shumë afër realizimit të golit të dytë për Vllazninë, por e humbet atë super rast.

16’- Goool! Liridon Latifi  merr përsipër realizimin e penalltisë dhe realizon.

11’- Përplasja Latifi-Lilaj, pas verifikimit në VAR jepet penallti për skuadrën e Vllaznisë.

08’-Rimal Haxhiu realizon një super goditje drejt portës së Vllaznisë, por portieri Qarri reagon mjaft mirë dhe e ndal.

– Starton sfida në “Loro Boriçi”…

Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.

Trajneri: Thomas Brdaric

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.

Trajneri: Bledar Devolli

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency