Kategoria Superiore

“S’e meritojmë të jemi 14 pikë pas Tiranës”, Krymi: Da Silva super, por të luajë për ekipin

Ardit Krymi mbajti shiritin e kapitenit për Vllazninë në fitoren 2-1 ndaj Dinamos, shumë e rëndësishme për objektivin Evropë. Mesfushori komentoi suksesin e sotëm në “Gol pas Goli”Supersport, aty ku nuk mungoi një thirrje për brazilianin Da Silva.

Kemi bërë lojëra të mira, por rezultatet nuk kanë qenë të duhura. Ky trepikësh është oksigjen për ne. Kishim nevojë për tre pikë sot. Kur je 2-0 tërhiqesh pak mbrapa. Nuk na e kërkoi trajneri, thjesht ishte instiktive.

Da Silva? Dihen kualitet e tij. Ai dhe Latifi janë perfekt në fazën sulmuese, por Da Silva duhet të punojë më tepër për ekipin. Ai është shumë lojtar i mirë, por duhet të sakrifikosh për ekipin, pasi futbolli është një lojë në grup.

Ndryshimi me sezonin e kaluar? Janë bërë ndryshime. Kemi afruar Latifin, i cili ka bërë diferencën në kampionatin tonë, kështu që është normale të pretendosh për titullin. Kemi merituar më shumë, nuk jemi ekip për të qenë 14 pikë pas Tiranës. Ka ndikuar edhe gjykimi, por duhet të kishim qenë më shumë cinikë.

Mungesat me Kukësin? Adili dhe Jonuzi janë pjesë e formacionit bazë, por do bëjmë maksimumin për t’i zëvendësuar me lojtarët që kemi”, theksoi mesfushori i Vllaznisë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency