Futboll

Protesta e Shevës: Putin vrasës, kush do e ketë radhën pas Ukrainës?

Andriy Shevchenko ka prekur temën e luftës në prononcimin e dhënë për mediet italiane. E ka të vështirë të flasë për futboll apo diçka tjetër. E ka të pamundur.

Rusia ka nisur një agresion ushtarak kundër Ukrainës së tij, sulm që ka nxitur reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar.

Ukrainasit po luftojnë dhe po bëjnë një rezistencë heroike, por Rusia nuk ka ndërmend të ndalet dhe askush nuk e di se kur mund të marrë fund kjo luftë absurde.

Sheva, i cili udhëhoqi si trajner kombëtaren e Ukrainës deri në çerekfinalet e Euro 2020, ndihet krenar për bashkëpatriotët e tij dhe e cilëson Vladimir Putin si vrasës.

Futbolli për mua nuk ekziston në këto momente. Çdo mëngjes vras mendjen se çfarë mund të bëj për vendin tim. Ndihem krenar për popullin tim. Ata po luftojnë për liri dhe të drejtat e tyre në tokën e tyre.

Putin? Ai është një vrasës. Tani jemi ne objektivi, pasi Ukraina ndodhet në kufi me Rusinë. Po pastaj kush e ka radhën?

Kam një mesazh edhe për popullin rus: reagoni! Si mund të jeni dëshmitarë i kësaj që po ndodh?!

Dilni në rrugë, mbushini sheshet dhe ndaloni luftën”, deklaroi ish-sulmuesi i paharrueshëm i Milanit, ekip me të cilin fitoi titullin, Champions League dhe “Topin e Artë”.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency