Featured

Kante i sinqertë si gjithmonë: Lamtumira e Abramovich? Nuk ishim të përgatitur

Roman Abramovich do të shesë Chelsea. Bosi rus ka marrë këtë vendim pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë, lajm që i ka befasuar lojtarët e ekipit që fitoi Champions League sezonin e kaluar.

Ngolo Kante, një nga futbollistët më të mirë të Chelsea, ka folur rreth fundit të aventurës 19-vjeçare të Abramovich në presidencën e “Bluve të Londrës”, klub me të cilin ka fituar 21 trofe.

LEXO EDHE: 21 trofe të fituara, Abramovich shet Chelsea: Të ardhurat për viktimat në Ukrainë

Nuk ishim të përgatitur për këtë lajm, ndodhi shumë shpejt dhe na zuri të papërgatitur. E vetmja gjë që mund të bëjmë, pasi nuk i kontrollojmë ne këto gjëra, është të luajmë në maksimum, siç kemi bërë gjithmonë.

Jemi në një pozicion të mirë dhe jemi plotësisht të fokusuar në arritjen e qëllimeve tona. Duam të përfundojmë kampionatin në katërshen e parë.

E ardhmja? Kemi zhvilluar sezone të shkëlqyera prej momentit që erdha te Chelsea. Shpresoj të vazhdojmë të fitojmë, kështu e shoh të ardhmen”, deklaroi mesfushori francez.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency