Kategoria Superiore

Derbi ofron jo vetëm futbollin, klubi i Tiranës zbulon surprizën për tifozët

Ditën e shtunë në orën 19:45 në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja vitrinë e kampionatit shqiptar, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Atmosfera ka nisur të nxehet ndërsa fusha pritet të prodhojë një lojë me ritëm duke qenë se të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë duke qenë se Tirana tashmë kryeson me tetë pikë diferencë nga Laçi, ndërsa Partizani i shënoio pesë gola Kukësit dhe në këtë vit ka treguar një tjetër fytyrë.

Por, klubi bardheblu që është edhe pritës në këtë sfidë, ka menduar të ofrojë shfaqje për tifozët e pranishëm të cilët pritet të jenë të shumtë në shkallët e Air Albania.

Kështu, pak minuta para startit të ndeshjes, në fushë do të zbresin tre këngëtarë për të rritur adrenalinën, për të argëtuar edhe më shumë të pranishmit dhe për të ofruar një mbrëmje ndryshe nga ato të zakonshmet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency