Featured

“Shpejtësi, fuqi dhe elegancë”, ish-mbrojtësi i Arsenal elozhe për Brojën: Do kthehet te Chelsea

Armando Broja ishte edhe njëherë tjetër protagonist për Southampton, ndërsa performanca e sulmuesit të kombëtares rezultoi vendimtare në kualifikimin e “Shenjtorëve” në çerekfinalet e FA Cup përballë West Ham me rezultatin 3-1.

Edhe pse trajneri Ralph Hasenhuttl nuk e kishte preferuar 20-vjeçarin nga minuta e parë, sërish Brojës i mjaftoi një pjesë loje për të lënë gjurmët e tij në fushë. Fillimisht shqiptari fitoi një penallti falë shpejtësisë që e karakterizon, ndërsa më pas realizoi një supergol duke depërtuar në zemrën e mbrojtjes së West Ham.

Sakaq, pas kësaj ndeshje fantastike nuk kanë munguar edhe elozhet për Brojën të cilat kanë qenë të shumta duke filluar nga mediat më prestigjioze, te opinionistët apo edhe ish-futbollistë të shquar. Kështu është edhe rasti i Martin Keown, ish-mbrojtësit të Arsenal i cili është shprehur i sigurtë se Broja duke qenë një top lojtar me të gjithë të mirat, do të rikthehet te Chelsea klub që zotëron edhe kartonin e sulmuesit.

“Goli kundër Southampton i kishte të gjitha, shpejtësi, fuqi dhe elegancë! Është një aksion për t’u marrë shembull, Broja është një superlojtar. Mendoj se do të rikthehet te Chelsea, besoj se pas asaj performance aq impresionuese ata e duan sërish ta kenë në organikë sulmuesin”, u shpreh Keown.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency