Tuchel, elozhe për Abramovichin: Kush e blen Chelsea-n, do të jetë me fat
Manjati rus, Roman Abramovich ka vendosur ta shesë klubin londinez dhe kjo lëvizje e tij, kuptohet, ka lidhje me sanksionet që u janë vendosur oligarkëve rusë, që konsiderohen të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kurdo që kjo të ndodhë, blutë e Londrës kanë baza të shëndosha, ndaj nuk pritet të ketë ndikime negative në aspektin sportive. Për ta përforcuar këtë, mendon trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, i cili siguroi se do të qëndrojë për një kohë trë gjatë në detyrë.
“Chelsea, për mua, është një klub i përsosur. Më pëlqen të jem këtu dhe dua gjithçka në lidhje me klubin dhe, shpresoj se do të vazhdoj gjatë. Mendoj se Chelsea është një klub i fortë dhe do të mbetet një klub i forte. Pronari ynë ka vendosur ta shesë klubin, por ai po shet një klub të fortë, solid dhe të mirorganizuar. Ai që do ta blejë, do të jetë me fat.”
Tuchel u bë trajner i Chelsea-t kur zëvendësoi Frank Lampard në janar 2021 dhe për pak muaj arriti të fitonte Championsin.
“Më pëlqen të jem në Angli dhe të ndiej traditën dhe dashurinë për sportin në përgjithësi, dhe për futbollin në veçanti. Është një vend i mrekullueshëm.”



