Eredivisie

Tifozët godasin portierin me filxhan në kokë, ndërpritet ndeshja në Holandë

Sfida e Eredivisies mes Vitesses dhe Spartës së Roterdamit u mbyll para kohë nga gjyqtar kryesor. Shkak u bënë trazirat e shkaktuara nga tifozët vendës, të cilët goditen me një send të fortë në kokë portierin e ekipit mik. Përshkallëzimi i situatës detyroi zyrtarët të ndërpritnin sfidën në minutën e 93-të, kur ishin dhënë gjashtë minuta shtesë.

Sparta shënoi në portën e vendësve që në minutën e pestë me Adrian Dalmau, ndërsa në të 64-tën Openda humbi një 11-metërsh për Vitessen.

Në shtesë, portieri Maduka Okoye, që i mohoi golin Vitesses, u godit nga një filxhan në kokë, pasi pak çaste më herët kishte dëbuar nga fusha një tifoz vendës.

Precipitimi i situatës dhe rreziku që vinte nga shkallët e stadiumit ndikuan të gjyqtarët që ta mbyllnin ndeshjen para kohe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency