Futboll

VIDEO/ Spektakli para derbit, artistët në provat finale!

Mbrëmjen e sotme në orën 19:45 në stadiumin Air Albania vëmendja rezervohet e gjitha për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Përveç emocioneve që do të dhurojnë tifozët dhe 90-minutat e fushës, drejtuesit e bardhebluve që janë edhe pritësit në këtë rast kanë menduar ta ndezin atmosferën disa minuta para startit. Janë zgjedhur disa artista (Stresi, Andi Mura, Finem dhe Solo) për të performuar ndërsa në një lidhje direkte nga stadiumi kombëtar, gazetari i Supersport Jurgen Zela ka përcjellë edhe provat e fundit të artistëve para performancës së sotme.

Stresi- “Kam shumë emocione, jam rritur me Tiranën, klubin tim të zemrës. Surprizë? Do dal me fanellën bardheblu, të përfaqësoj Tiranën do jetë diçka fantastike”.

Andi Mura- “Mezi pres të performojë sot, do jetë diçka magjike për tifozët. Ish-futbollist i Vllaznisë? Kam qenë me të rinjtë e Vllaznisë kur isha student, nuk e di më kë do të bëj tifozllëk sot, varet kush do të më rrëmbejë zemrën”.

Finem-Solo- “Emocione të forta, të fitoj më i miri. Ne i përkasim Tiranës, jemi me skuadrën e qytetit”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency